Në tri komunat e veriut situata edhe më tej vazhdon të jetë e qetë
BKT
Fotot/ Ekipet e RTK-së
Lajme

Në tri komunat e veriut situata edhe më tej vazhdon të jetë e qetë

A.Berisha, E.Osmani.A.Sejda, A.Bela/ RTKlive

(E plotësuar, ora 13:35) Në tri komunat e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, vazhdon të jetë e qetë

Gazetarët e RTK-së nga këto komuna raportojnë se deri në ora 13:00, nuk ka pasur asnjë incident dhe situata vazhdon të jetë e qetë.

Protestuesit lëshojnë këngë nacionaliste

Ndonëse situata në Komunën e Zobin Potokut paraqitet e qetë, serbët lokalë që nga mëngjesi kanë lëshuar këngë nacionaliste.

Gazetarja e RTK-së, Arbresha Berisha, raporton se në mesin e këngëve të lëshuara ka pasur edhe të atilla që kanë bërë thirrje për luftë. Bashkë me këto thirrje janë lëshuar edhe krisma armësh.

Situatë e qetë në veri të Mitrovicës

(E plotësuar, ora 11:47) Situatë e qetë po paraqitet edhe në veri të Mitrovicës përkatësisht përtej Urës së Ibrit. Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, raporton se në këtë pjesë është një ditë e zakonshme dhe se pranë urës janë vendosur, Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it dhe karabinierët italianë.

No description available.

Në Zubin Potok dhe Zveçan situatë e qetë

(E plotësuar, ora 10:27) Në dy komunat e veriut, në Komunën e Zveçanit dhe të Zubin Potokut, gazetarët e RTK-së, raportojnë se situata tani për tani është qetë.

Situatë e qetë në Komunën e Zveçanit

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, raporton se aktualisht situatë e qetë po paraqitet në Komunën e Zveçanit. Sipas saj, tani ka rënë edhe numri i protestuesve. Pak më parë këtu janë deklaruar ish-zyrtarë të kësaj komune, të cilët kanë kërkuar që Policia e Kosovës të largohet nga objekti me arsyetimin se ata duan ti kthehen punës pasi që sipas tyre nuk kanë të ardhura të tjera as nga Serbia e as nga Kosova.

Në Zubin Potok situata edhe më tej vazhdon të jetë e qetë

(E plotësuar, ora 10:00) Në Zubin Potok situata edhe më tej vazhdon të jetë e qetë. Protestuesit janë shpërndarë rreth objektit të komunës.

Gazetarja e RTK-së, Arbresha Berisha raporton se një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë në tendat e ngritura ditë më parë. Ndërsa protestuesit kanë lëshuar këngë nacionaliste edhe sot.

(E plotësuar, ora 09:35) Edhe sot po vazhdon protesta në komunat e veriut të Republikës së Kosovës. Gazetarët e RTK-së, raportojnë se deri më tani situata raportohet të jetë e qetë.

Qytetarët serbë kanë nisur të mblidhen para komunës së Zubin Potokut. Gazetarja e RTK-së, Arbresha Berisha, raporton se forcat e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it edhe më tej po kujdesen për sigurinë në këtë komunë. Situata deri në këto momente paraqitet e qetë. No description available.

Edhe në komunën tjetër atë të Zveçanit, një numër i konsiderueshëm i protestuesve janë mbledhë sërish pranë Komunës se Zveçanit. Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, raporton se situata aktualisht është e qetë dhe se KFOR ka shtuar prezencën në këtë komunë, derisa edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës vazhdojnë të monitorojnë objektin e komunës. Raportohet se përfaqësues të Listës Serbe po vazhdojnë t’i mbështesin protestuesit.

No description available. No description available.

Edhe sot vazhdojnë protestat në veri

Serbët në veri të Republikës së Kosovës edhe sot do të vazhdojnë protestën e tyre.

Protestat janë paralajmruar se do të mbahen në mbahen në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndryshe dje shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditura tri kërkesat e BE-së pas takimit të sotëm të përbashkët të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u mbajt në Moldavi, me pjesëmarrjen edhe të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: - Zgjedhjet e reja lokale menjëherë; - Sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës’ - Fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në  marrëdhëniet tona”, ka shkruar Borrell në “Twitter”.

Kurse presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se rruga ligjore për të ecur përpara ekziston.

“Në qoftë se dëshirojnë ekziston rruga ligjore për t’i organizuar ato shumë shpejt. I procedojnë peticionet e tyre dhe ne respektojmë ligjin tonë. Asgjë më shumë ne nuk po kërkojmë përveçse ligjshmëri dhe kushtetutshmëri në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Por, kur shkaktohen zgjedhje të reja natyrisht është e rëndësishme që ata të participojnë, pra të marrin pjesë edhe si kandidatë, por në të njëjtën kohë edhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe kështu sigurohet edhe legjitimiteti më i madh i të zgjedhurve”, ka thënë presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme