12:55 / 02.06.2023
Nesër në emisionin ‘Qytetin e Librave’ i ftuar shkrimtari, Avdush Canaj
Sh.Gashi / RTKlive
Emisioni “Qyteti e Librave” të shtunën nga ora 15: 15, sjellë tek shikuesit e RTK-së, intervistën me shkrimtarin, Avdush Canaj.
Lirikat e burgut të përmbledhura në librin me titull “Edhe ëndrrat në pranga” përshkojnë tërësinë e librit më të ri të Canajt, të shtypura në fletë cigaresh brenda qelisë së burgut.
Redaktori i librit “Edhe ëndrrat në pranga”, Adem Gashi, thotë që pikërisht në ëndrra projektohet liria. Gashi thotë, se me këtë libër autori Avdush Canaj, ka dhënë shenjat e një horizonti para agimit të ri.























