Mot me shi të dielën në Kosovë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Mot me shi të dielën në Kosovë

RTKlive

Mot me vranësira dhe shi pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut gjatë pasdites do të jenë më evidente.

Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dy ditëve të vikendit. Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbesin të njëjta.

“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftim.

TEMAT:


MË SHUME NGA Në Fokus