19:20 / 07.06.2023
Trendafilova dhe Whiting takuan ministrin irlandez për reformën ligjore
A.B/RTKlive
Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova dhe Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting mirëpritën sot Ministrin irlandez të Shtetit për reformën ligjore dhe rininë, James Browne, i cili vizitoi gjykatat në Hagë.
Poa ashtu Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës mirëpritën Kryetarët e Gjykatave Supreme të disa shteteve afrikane për të biseduar lidhur me mandatin e DHSK-së. Vizita u organizua nga Instituti Afrikan i së Drejtës Ndërkombëtare, Fondacioni Afrikan për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Projekti i Hagës për Paqen dhe Drejtësinë. 























