Refuzohet kërkesa e prokurorisë së Speciales
BKT
Gjykata Speciale

Refuzohet kërkesa e prokurorisë së Speciales

Besart Galica/ RTK

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t?ia tërhequr vërejtjen avokatit Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Paneli i gjyqtarëve, i kryesuar nga Charles Smith, në pikën 17 të vendimit, hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë kundër avokatit Pallaska, duke konstatuar se deklaratat e avokatit të bëra në RTK nuk përbënin përpjekje për ta mashtruar publikun me vetëdije apo për të ndikuar në vendimet e Panelit.

'Pallaska nuk ka zbuluar ndonjë informacion konfidencial dhe konstatojmë se Prokuroria Speciale e Hagës ka dështuar të demonstrojë se vërejtja ndaj avokatit është e nevojshme në rrethanat e rastit", thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pak ditë më parë, ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, u ishte kundërpërgjigjur pretendimeve të Prokurorisë, duke e akuzuar atë se i ka manipuluar dhe keqinterpretuar deklaratat e avokatit Pallaska në RTK.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale