12:33 / 09.06.2023
Ambasada norvegjeze mbështet RTK-në
RTK
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, u prit sot nga drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, me rastin e ndarjes së një donacioni për RTK-në nga kjo ambasadë.
Gërvalla e falënderoi ambasadorin për kontributin e kësaj ambasade në pasurimin e përmbajtjes programore të Televizionit të Kosovës. Donacioni i Ambasadës norvegjeze përfshin 75 filma, të cilët, pas përkthimit dhe titrimit, do të transmetohen në kanalet e RTK-së.
Pas takimit, drejtori Gërvalla e njoftoi ambasadorin Grondahl për kushtet dhe hapësirat e punës së transmetuesit publik, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të shtetit norvegjez.























