"Parada e Krenarisë", Kurti: Besoj në të drejtat e njeriut
BKT
Lajme

"Parada e Krenarisë", Kurti: Besoj në të drejtat e njeriut

Elmina Osmani / RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet respektuar të drejtat e të gjithë njerëzve. Këtë deklarim në funksion të pranimit të dallimeve i pari i qeverisë e ka bërë teksa ka folur të shtunën në Prishtinë, në një aktivitet në kuadër të "Javës së Krenarisë 2023". 

“Në takimin që kemi pasur në Qeveri, ju kam premtuar aktivistëve dhe përfaqësuesëve të organizatave që do të marr pjesë në marsh, sepse besoj në të drejtat e njeriut, besoj që secili duhet të jetë i barabartë dhe secili duhet të ketë të garantuar dinjitetin dhe integritetin. Shteti dhe shoqëria duhet t'i mbrojw. Shpreh indinjatën time për numrin e madh të abuzimeve", ka thënë ai.

Kurti ka premtuar maksimumin që Projektligji për Kodin civil të kalojë në Kuvend. 

Kurti, Vitia e Rama në "Paradën e Krenarisë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po marrin pjesë në "Paradën e Krenarisë", e cila po mbahet në Prishtinë.

Tubimi ka filluar në Sheshin “Skënderbeu” ndërsa ka vazhduar me ecjen drejt Katedralës e do të përfundojë tek pllatoja e Pallatit të Rinisë. Pjesëmarrësit kanë bartur një pankartë ku ishte shkruar: “T’du qashtu qysh je”.

Ky është një nga aktivitetet e "Javës së Krenarisë 2023", që ka filluar më 5 qershor. Gjithashtu ka pasur edhe aktivitete të tjera.  


MË SHUME NGA Lajme