Thaçi dhe të tjerët, dëshmon dëshmitari i tetë i ZPS-së
BKT
Foto/ https://www.scp-ks.org
Gjykata Speciale

Thaçi dhe të tjerët, dëshmon dëshmitari i tetë i ZPS-së

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar) Ka filluar seanca në rastin `Thaçi dhe të tjerët`. Dëshmitari i tetë i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W04323. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshe deri më tani ka përfunduar dëshminë dëshmitari i shtatë të ZPS-së, në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv. 

Trupi Gjykues konstatoi se deklaratat e z. Pallaska për kanalin televiziv të Kosovës, RTK,  “ndonëse shpesh të pabazuara dhe të pasakta”, nuk ishin përpjekje për të çorientuar qëllimisht publikun apo për të ndikuar në vendimin e Trupit Gjykues dhe as nuk u nxor informacion konfidencial. 

Sa i përket deklaratës së pavërtetë të z. Pallaska se UÇK-ja është në gjykim, Trupi Gjykues bëri me dije se do  t’i konsiderojë deklaratat e ardhshme publike të mbrojtësve, kur thonë se UÇK-ja është në gjykim,si deklarata që bëhen me vetëdije në kundërshtim me deklaratat gjyqësore.

Trupi Gjykues gjithashtu udhëzon mbrojtësin kryesor të z. Thaçi të njoftojë për këtë vendim z. Pallaska dhe u kujton bashkëmbrojtësit dhe anëtarëve të tjerë të ekipit detyrimet në bazë të Kodit të Etikës dhe Urdhrit mbi zhvillimin e Gjykimit dhe bën paralajmërime, nëse është e nevojshme.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale