Bogdanoviç ftohet nga BIA për bisedë informative
BKT
Lajme

Bogdanoviç ftohet nga BIA për bisedë informative

V. Thaçi / RTKlive

Boban Bogdanoviç, politikan opozitar serb, ka thënë se është ftuar nga Shërbimet Sekrete Serbe (BIA), për bisedë informative.

Sipas tij nuk dihet arsyeja dhe tema e bisedës, por se duhet të paraqitet sot në orën 09:00.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai supozon se tema do të jetë mbështetja që po i jep integrimit të Serbisë në NATO dhe dialogun me Kosovën.

“Nesër në orën 09:00 jam i ftuar në ambientet e Agjencisë së Sigurisë (BIA) për një intervistë informative. Nuk e di cila është arsyeja dhe tema e bisedës, por supozoj se bëhet fjalë për mbështetjen time për Serbinë për integrimin euroatlantik dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bogdanoviç.


MË SHUME NGA Lajme