13:53 / 12.06.2023
Përvjetori i NATO-së në Kosovë ditë emocionale për Ushtrinë Britanike
A.B/RTKlive
Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në ‘Facebook”, ka ndarë disa foto në përvjetorin e 24 të ndërhyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë. Është gjithashtu një moment për të reflektuar se sa larg është zhvilluar Kosova dhe partneriteti ynë me ju gjatë 24 viteve që atëherë”, ka shkruan në postimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë.























