23:15 / 12.06.2023
Gërvalla në Ditën e Çlirimit, nga NATO rikujton se kush ishte Vuçiqi
J.Musliu/RTKlive
Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, ka qëndruar sot në Bruksel.
Ajo ka ndarë edhe një fotografi para selisë së NATO-s, duke shprehur mirënjohjen për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë.
“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndjeva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Ndërkohë, ajo nuk la pa e përmendur përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandër Vuçiq, në qeverinë e atëhershme serbe.
“Ministër i Propagandës më 1999 ishte Aleksandër Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”























