Dëshmitari i tetë me kodin 04323, vazhdon dëshminë në Speciale
A.B / RTKlive
(E plotësuar) Dëshmitari i tetë (me kodin 04323) ka filluar dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca po vazhdon në sesion privat.
Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. 
Ndryshe dje ka dëshmuar dëshmitari i tetë i ZPS-së me numër W04323. Dëshmitari është ndihmuar nga një mbrojtës kujdestar, raorton RTKlive. Dëshmitari tha se në qendrën e ndalimit në Bajgorë, mbaheshin kolaboracionistë apo personat që bashkëpunonin me armikun.
Po ashtu dëshmitari i tetë (me kodin 04323) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së), lidhur me stërvitjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), në Bajgorë.























