MPB e Serbisë publikon videon e kidnapimit të tre zyrtarëve kufitar
BKT
Foto nga video
Lajme

MPB e Serbisë publikon videon e kidnapimit të tre zyrtarëve kufitar

V. Thaçi / RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar videon nga momenti i kidnapimit të tre zyrtarëve kufitar të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit.

Rasti ka ndodhur sot në mesditë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu këtë e ka konfirmuar ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme