MPJD: Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive
BKT
Lajme

MPJD: Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive

Qëndresa Duraku Xharra / RTK

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar zyrtarisht, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, lidhur me arrestimet e reja të qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Përmes një njoftimi për medie, MPJD bën të ditur se  mbetet e angazhuar që bashkërisht me institucionet e nivelit më të lartë të vendit të trajtoj me prioritet çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi, veprime të cilat janë shpeshtuar muajve të fundit.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, në vazhdimësi është duke ndjekur zhvillimet e procedurës për rastet e arrestimeve, për të cilat janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi, si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek  Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tej MPJD vë në dukje se Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive dhe të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit, konkretisht atë për lëvizje të lirë në WB6 dhe, duke e marrë parasysh këtë qasje, MPJD përsërit apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.


MË SHUME NGA Lajme