Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për kidnapimin e tre policëve
BKT
Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për kidnapimin e tre policëve

Uran Krasniqi / RTKLive

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të punojnë për lirimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës të kidnapuar nga Policia e Serbisë.

Sipas komunikatës, veprimi i autoriteteve serbe është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare, sepse zyrtarët policorë kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës,  për të mbrojtur integritetin e vendit. 
"Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia Serbe.
Zyrtarët policrë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në Territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë  Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani. 
Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës,  për të mbrojtur integritetin e vendit. 
Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgje e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor  të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës", thuhet në komunikatë.
"Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre.
Sindikata e Policisë së Kosovës". 


MË SHUME NGA Lajme