Bislimi thotë se Brukseli po mbyllë sytë para shkeljeve të Serbisë
BKT
Lajme

Bislimi thotë se Brukseli po mbyllë sytë para shkeljeve të Serbisë

Uran Krasniqi / RTKLive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, konsideron se Bashkimi Evropian po mbyllë sytë përballë veprimeve të Serbisë në raport me marrëveshjet në kuadër të dialogut të zhvilluar në Bruksel. 

Policia serbe të mërkurën ka kidnapuar tre policë kosovarë, të cilët ishin me detyrë në veri të vendit. 

I dyti i qeverisë ka reagur për veprimin e autoriteteve serbe. 

"Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t'i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve", ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme