Rama thotë se po pret KFOR-in lidhur me rastin e policëve në veri
Uran Krasniqi / RTKLive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është në pritje të investigimit nga ana e KFOR-it lidhur me rastin e kidnapimit të tre policëve kosovarë nga Policia serbe në veri të Kosovës.
"Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë", ka shkruar ai në Twitter. "Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!".























