Torres: Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor
BKT
Foto: Twitter / Ritchie Torres
Lajme

Torres: Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor

V.Thaçi / RTKlive

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres përmes një postimi në Twitter ka reaguar rreth zhvillimeve në veri.

Ai ka thënë se Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo është dhe ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, duke marrë refugjatë afganë kur pak vende do ta bënin këtë”, ka shkruar Torres.

Torres ka shtuar se Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të qëndrojë përkrah demokracive si Kosova.


MË SHUME NGA Lajme