Kearns: Rrëmbimi i policëve kosovarë, përshkallëzim shumë serioz
BKT
Lajme

Kearns: Rrëmbimi i policëve kosovarë, përshkallëzim shumë serioz

M.Miftari/RTKlive

Alicia Kearns, deputete britanike, ka reaguar për rrëmbimin e policëve kosovarë nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Ajo përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se ky është një përshkallëzim shumë serioz, që kërkon reagim të fuqishëm nga fuqitë perëndimore.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.

Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka shkruar Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe.


MË SHUME NGA Lajme