07:19 / 15.06.2023
Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca
RTKlive
Kuvendi i Kosovës mban sot në orën 11:00, seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Përveç kësaj, Kuvendi Kosovës, në orën 12:00, mban vazhdimin e seancës plenare.
Në rend të ditës janë 23 pika të mbetura nga seancat e mbajtura në prill, maj dhe qershor 2023.























