Protestuesit në Leposaviq provokojnë dhe fyejnë ekipin e RTK-së
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Protestuesit në Leposaviq provokojnë dhe fyejnë ekipin e RTK-së

Arbresha Berisha /RTK

Një ditë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, situata në Komunën e Leposaviqit paraqitet e qetë.

Megjithëse, krahasuar me një ditë më protestuesit janë më të shumtë në numër.

Një pjesë e protestuesve ka provokuar dhe fyer në gjuhën serbe ekipin e RTK i cili po raporton nga kjo komunë.

Ndërsa, një pjesë e tyre po vazhdojnë të qëndrojnë para kordonëve të hekurt të vendosur para objektit komunal nga forcat e KFOR-it.

Gazetarja Arbresha Berisha po ashtu raporton se ekipi i RTK-së në Leposaviq është penguar të xhirojë në Komunën e Leposaviqit ku serbët lokal po protestojnë.

“Derisa një grup i protestuesve janë afruar për të biseduar me forcat e KFOR-it dhe ekipi i RTK ka tentuar të marr pamje, një qytetar serbë ia ka vënë dorën mbi kamere kameramanit dhe i ka thënë te mos xhirojë. Ndërkaq, të njëjtit kanë kërkuar që as gazetarja të mos u bëjë foto, derisa e njëjta po raportonte. Protestuesit kanë qëndruar para ekipit të RTK i cili është i vetmi që në këto momente po raporton nga kjo komunë, dhe gjatë gjithë kohës i kanë përcjellur nëse po xhirojnë”, raporton Berisha.


MË SHUME NGA Lajme