20:30 / 15.06.2023
Kidnapimi i policëve, Lajçak: Presim nga NATO mbledhjen e fakteve
M.Miftari/RTKlive
Në Forumin e Prespës që po mbahet në Strugë, në Maqedoninë e Veriut, ku po marrin pjesë shumë përfaqësues nga Ballkani dhe Evropa, i dërguari special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës nga njësiti i ushtrisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës, tha se jemi duke pritur nga NATO mbledhjen e fakteve.
“Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet , kemi kërkuar prej të dyja palëve t’i prezantojmë faktet, sepse kemi dy storje kontradiktore”, tha Lajçak për “The Geopost”, teksa për gjendjen e policëve, për vendndodhjen e tyre, Lajçak shtoi se janë në kontakt me të dyja vendet.























