Analistët: Heshtja e KFOR-it shqetësuese|Video
BKT
Lajme

Analistët: Heshtja e KFOR-it shqetësuese|Video

M.Miftari/RTKlive

Për situatën në veri të vendit, si pasojë e pengmarrjes së tre zyrtarëve policorë të Kosovës, për qasjen e faktorit ndërkombëtar ndaj situatës të krijuar tashmë në veri të vendit, nga analistë të politikës dhe ekspertë të sigurisë në RTK Prime u konsiderua një atak diversiv i Serbisë ndaj Kosovës, por edhe qasja e BE-së u vlerësua si dyfytyrëshe dhe heshja e KFOR-it si shqetësuese.

Muhamet Rushiti, kapiten i Policisë së Kosovës,i cili prezantoi mënyrë ilustrative  vendin se si ka ndodhur ngjarja ku janë kidnapuar zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës.

“Vendi ku janë kidnapuar zyrtarët policorë nga njësiti i ushtrisë serbe, është një rrugë ku është përdorur nga trafikantët për kontrabandim të mallrave”, bëri të ditur kapiteni Rushiti duke shtuar se njësiti ushtarak i Serbisë ka hyrë në brendi të territorit të Kosovës 1 km me makinë, ku pastaj kanë lëvizur duke i zënë në pritë policët e Kosovës.

Fatmir Çollaku, ekspert i sigurisë, aktin e ndodhur dje, ku janë kidnapuar tre zyrtarë policorë të Policisë së Kosovë, e ka vlerësuar si një akt të shëmtuar, akt diverisv, ku u atakua rendi juridik dhe siguria nacionale.

Ai më tej shtoi se ekzaminimi që u dëshmua se si janë kidnapuar këta policë dëshmon se ngjarja ka ndodhur ne territorin e Kosovës e jo siç pretendon Serbia se ka ndodhur në brendi të Serbisë.

“Bëhet fjalë për një atak, sepse siguria nacionale atakohet në disa forma, njëra nga to është agresioni klasik dhe format tjera janë ato aksione diversive, subversive, përmes të cilave atakohet siguria nacionale”, deklaroi Çollaku në RTK Prime.

Ndërkaq  Hajrullah Tërnava, eksperti i sigurisë, tha se Serbia, sikurse ma herët, i vazhdon agresionet ndaj atyre vendeve që ka pretendime territoriale, sikurse në këtë rast në veri të Kosovës.

“Kjo është një lloj lufte speciale, sidomos duke arrestuar policët tanë në brendi të territorit rreth një km, ndërsa KFOR-i është dashur të jetë pak më i ashpër”, deklaroi Tërnava, derisa shtoi se heshtja e KFOR-it për këtë ngjarje është shqetësuese.

E lidhur me impaktin politik i ngjarjes së mbrëmshme, Albinot Maloku, politikolog, theksoi se shumë faktorë do të duhej të kishin përgjegjësi edhe politike.

Ai për çështjen e vijës kufitare, sipas marrëveshjes së Kumanovës, nuk konsiderohet si vijë kufitare, por si vijë e operimit, duke shtuar se KFOR-i ka edhe impaktin e rrjedhës së politikës në vend, meqë kjo ngjarje kaloi në heshtje.

Maloku më tej tha se një përgjegjësi do të duhej të ishte edhe në vijën e zinxhirit veprues e komandues politik që lidhet me çështjen e Policisë së Kosovës,  ndërkohë që për qasjen e BE-së ai vlerësoi si një veprim dyfytyrësie ndaj Kosovës, duke e bërë përgjegjës edhe BE-në.

“Në gjithë rrjedhën e ngjarjeve në Republikën e Kosovës edhe lehtësuesi Lajçak do të duhej të kishte përgjegjësi dhe në instancë të fundit do të duhej edhe ai të jepte dorëheqje”, tha Maloku në RTK Prime.


MË SHUME NGA Lajme