Shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut
BKT
Lajme

Shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

RTKlive

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për  veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTK-në se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.

Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar.

Drejtori Elshani thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar.


MË SHUME NGA Lajme