Krasniqi viziton Hetemin, tregon vendimet që ka marrë ai në Leposaviq
BKT
Lajme

Krasniqi viziton Hetemin, tregon vendimet që ka marrë ai në Leposaviq

F. Sertolli / RTKlive

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar sot në Leposaviq me ç’rast ka takuar kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.

Ministri Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim është njoftuar për vendimet e fundit të Hetemit, për emërimin e disa drejtorëve, duke dhënë dhe emrat e tyre.

“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri. Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Elbert Kransiqi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme