Rohde pyet Listën Serbe: Pse s`reagoni për dhunën ndaj mediave?
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Rohde pyet Listën Serbe: Pse s`reagoni për dhunën ndaj mediave?

J.Musliu/RTKlive

Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar ndaj sulmeve që janë kryer ndaj gazetarëve të premten në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i diplomacisë gjermane në Kosovë, ka  kërkuar përgjigje për mos reagimin nga Lista Serbe në lidhje me këto sulme.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo?”, deklaroi ai.

“Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Pse?”, pyeti Rohde.

Ai shtoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të shtensionuar situatën në veri.

“Të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, shkroi Rohde.

Një ditë më parë, bandat kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që raportonin nga veriu i Kosovës. Mes tyre, edhe ekipin e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme