Kurti: Ukshin Hoti është unik dhe i papërsëritshëm
BKT
Lajme

Kurti: Ukshin Hoti është unik dhe i papërsëritshëm

Edona Potvorica / RTK

Po mbahet ceremonia e shënimit të 80- vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit e organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ceremonia nisi me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtarë për të vazhduar me disa video nga aktiviteti i Ukshin Hotit.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Ukshin Hoti me angazhimet e tij, jetën dhe veprën e tij është unik dhe i papërsëritshëm.

“Ukshin Hoti ka vetëm ditëlindje dhe kurrë ditë të vdekjes” ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se nuk di për një tjetër intelektual të kalibrit të Ukshin Hotit, të ketë kontribuar më shumë në rrafshin politik e konceptual për vendin tonë.

Akademiku Regjep Qosja ka kujtuar katër rastet kur ka takuar Ukshin Hotin.

 “ Ideja e Ukshinit gjithmonë ka qenë bashkimi kombëtarë, dhe forcat armiqësore, strukturat serbe të vetëdijshme për këtë e burgosën Ukshin Hotin, nuk e mbajtën gjatë në Prizren, e dërguan në Durbravë, nuk mund ta dimë saktë se sa ka qëndruar në Dubravë, por më 16 Maj e nxorën nga burgu dhe kolegët e tij nuk e ditën se nga e quan. Ky ishte një përfundim i pakuptueshëm e i paqartë për Ukshinin”, tha Qosja.


MË SHUME NGA Lajme