Laura Fazliu kthehet me medaljen e bronztë nga Astana
BKT
Sport

Laura Fazliu kthehet me medaljen e bronztë nga Astana

Uran Krasniqi/RTKLive

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Ajo ka shënuar katër fitore, përfshirë një pa luftë, në kategorinë -63 kg. 

Fazliu fitoi edhe 500 pikë olimpike Paris 2024. 

Ndryshe, të premtën Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në -57 kg.

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka nuk ia kanë arritur që të kthehen në Kosovë me medalje.