Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
F. Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës për mes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njësitë policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhë dje në një lokal në Lipjan, me ç’rast janë vjedhur dy televizorë, gjashtëmbëdhjetë monitora, dy frigoriferë dhe një kondicioner etj.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar: B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.























