21:12 / 17.06.2023
Haradinaj: Intelektualë e patriotë si Hoti na shërbejnë e motivojnë
F.S / RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e kompleksit të shtëpisë muze të Ukshin Hotit.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se ne duhet të shërbehemi me vizionin e dijetarëve e patriotëve si Ukshin Hoti.
"Si shtet e si shoqëri, ne duhet të shërbehemi me vizionin e dijetarëve e patriotave tonë sikurse Ukshin Hoti, që dhanë dijen e ishin të gatshëm të japin edhe jetën në kohërat e vështira", ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.























