Java e shtatë e protestës antiqeveritare në Serbi
BKT
Lajme

Java e shtatë e protestës antiqeveritare në Serbi

Ardiana Gashi / RTK

Serbët sot u mblodhën në qendër të Beogradit për javën e shtatë të protestave antiqeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e liderëve politikë të vendit dhe mbylljen e tabloideve dhe transmetuesve që ata thonë se po nxisin dhunën.

Protestat filluan pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Turma kërkoi shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të agjencive të tjera qeveritare. Protestat u raportuan gjithashtu në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Udhëheqësit e qeverisë kanë thënë se kanë ndërmarrë hapa thelbësorë për të reduktuar dhunën në vend dhe protesta pro-qeveritare janë mbajtur gjithashtu javët e fundit.


MË SHUME NGA Lajme