Vuçiq: A shkoj a jo në takimin e Borrellit, është vendim yni taktik
J.Musliu/RTKlive
As Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, javën tjetër në Bruksel. Pjesëmarrjen në këtë takim nuk e ka konfirmuar ende as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar për takim që nga Borrell është cilësuar si ‘menaxhim krize’.
Vuçiqi tha se një takim i tillë nuk ka kurrfarë kuptimi.
“Është e pakuptimtë. Çdo dialog krize që kemi pasur, thonë Vuçiqi ka bërë diçka lëshim. Nuk ka asnjë kuptim. A do të vendosi teknikisht të shkojë atje apo jo, ky është vendim i yni taktik”, tha sot Vuçiq në një adresim për publikun.
“Dialogu me Kurtin është inekzistent. Ai do luftë, do luftë me çdo çmim”.
Duke folur për deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, por edhe të presidentit Jakov Milatoviq, që Mali i Zi të jetë nikoqir i rundit të radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq ka thënë se pyet veten deri ku “shkon pamaturia dhe vrazhdësia e dikujt”.
“Imagjinoni sikur dikush t’ia rrëmbejë Malit të Zi një pjesë të territorit. Cilëndo qoftë, Plavën, Gucinë, Rozhajën, Malësinë. Cilën të doni. Dhe pastaj t’u themi, ju lutem, ju dhe partnerët tuaj, do të jemi nikoqir i juaji”, tha ai.
Ai foli edhe për tre policët e Kosovës që janë kidnapuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës nga ana e Njësisë Speciale të Serbisë. Vuçiqi tha se atyre “asgjë e keqe s’u ka ndodhur dhe s’i ka prekur askush”. Ai ka thënë se deklaratat e policëve “janë kontradiktore”. Sipas tij, njëri prej tyre ka deklaruar se “kishte shkuar të mblidhte kërpudha”.
Vuçiq ka thënë se i kanë dërguar letër EULEX-it. Sipas tij, “perëndimorët e shqiptarët janë bashkë dhe se po gënjejnë.
“Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishte komanda e NATO-s, KFOR dhe ushtarët e KFOR-it”, tha Vuçiq.























