Osmani falendëron Presidentin dhe Kancelarin gjerman për përkrahje
BKT
Foto: Vjosa Osmani/ Twitter
Lajme

Osmani falendëron Presidentin dhe Kancelarin gjerman për përkrahje

J.Musliu/RTKlive

Në kuadër të Samitit “SOWG Berlin 2023”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Siç ka njoftuar osmani në llogarinë e saj në Twitter, ajo me kancelarin  Scholz, biseduan rreth hapave të nevojshëm për të ecur përpara.

Ajo citohet ta ketë falënderuar kancelarin gjerman për mbështetjen dhe kërkesën e Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u kidnapuan nga njësia speciale e policisë së Serbisë.

“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha ajo.

Osmani më tej ka sqaruar se rreth zhvillimeve të fundit ka diskutuar edhe me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier.


MË SHUME NGA Lajme