Kurti nga Ferizaj:Po bëjmë gjithçka që Serbia t’i lirojë policët e rrëmbyer
J.Musliu/RTKlive
Për lirimin sa më shpejtë të tre policëve kufitar të Kosovës të rrëmbyer nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë në veri të Kosovës, disa ditë më parë, Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se autoritetet e shtetit janë duke bërë çdo gjë për që ata sa më shpejt të kthehen në shtëpi.
Kryeministri deklaroi sot në Ferizaj me rastin e inaugurimit të punimeve në Sallën e Sportive “Bill Clinton” se javën e ardhshme shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, pritet t’i vizitojë tre policët e kidnapuar.
Edhe një herë, Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë agresionin e Serbisë.
“Ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, kur njësitet e tyre speciale ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësit i tyre antiterror dhe njësiti i tyre ‘Kobra’ i ushtrisë”, tha Kurti.























