Nxirret vetura me tri viktimat nga lumi ‘Lepenc’
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Nxirret vetura me tri viktimat nga lumi ‘Lepenc’

RTKlive

Është nxjerr në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohet se brenda janë tre trupa të pajetë.

Drejtori i Drejtorisë për Shpëtim në Republikën e Maqedonisë, Bekim Maksuti i ka thënë RTK-së se aktualisht kenë arritur ta nxjerrin veturën dhe bashkë me të edhe tre trupat e pajetë të familjarëve të cilët ranë me veturë në lumin Lepencë.

Ai tha se vetura është gjetur rreth dy qind metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Ajo që tashmë e ka konfirmuar Maksuti për RTK-në se vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka tre trupa njerëzish.

“Aktualisht kërkimet janë ndalur, sepse është gjetur vetura me tre trupa të pajetë të familjarëve, brenda saj”, tha Maksuti për RTK.

Në këtë aksident tragjik, personat e aksidentuar e që u  kërkuan dhe u gjetën në lumin Lepenc janë familja Pacolli nga Hajvalia e Prishtinës, babai, nëna dhe vajza 15 vjeç, kurse ka shpëtuar djali 20 vjeç duke dalë nga vetura. Ky i fundit ndodhet i shtrirë në spitalin e Shkupit.

Katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës, kur dyshohet se u aksidentuan me një automjet tjetër me targa të Shkupit. Më vonë MPB e Maqedonisë së Veriut njoftoi se vozitësi 65 vjeç, shtetas maqedonas, është arrestuar.

Kërkimi për gjetjen e veturës dhe trupave kishte rinisur mëngjesin e së dielës.  Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni të Veriut, mëngjesin e sotëm u kanë shkuar në ndihmë edhe ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pasi aksioni u ndërpre pas mesnatës së sotme para orës 02:00 për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe i njëjti rinisi rreth orë 06:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut kishte njoftua  rreth aksidentit tragjik në aksin rrugor Shkup-Bllacë.

Ambasada deklaroi se në vendngjarje kishe dalë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga Zëvendësministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi.

Kështu, krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit ishte edhe njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

MPJD: Ende kërkime në ‘Lepenc’ për tre anëtarët e familjes së aksidentuar

Detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ministri saktëson se në veturë gjendeshin katër anëtarë të një familje, kurse njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura. Sipas MPJD-së, kërkimet për tre anëtarë e familjes po vazhdojnë.

“Ende janë pa ndonjë epilog, për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara”.

Megjithatë, krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, MPJD njofton se që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës,  pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

(Në këtë link mund të gjeni detaje të tjera për këtë aksident tragjik)    https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=639966

 “Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi”, shkruan në njoftim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”.

 


MË SHUME NGA Lajme