Dialogu Kosovë-Serbi e çon Lajçakun në Washington
BKT
Foto: Miroslav Lajcak/Twitter
Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi e çon Lajçakun në Washington

J.Musliu/RTKlive

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për aktivitetet e tij.

Ai ka thënë se iu ka raportuar ambasadorëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për situatën në veriun e Kosovës.

Edhe një herë ai ka kërkuar masa të menjëhershme të shtensionimin e situatës në Kosovë.

Njëkohësisht, Lajçak ka njoftuar se do të shkojë në Washington, duke paralajmëruar diskutime intensive atje për çështjen e dialogut.

 


MË SHUME NGA Lajme