Krasniqi kërkon nga Qeveria rol më aktiv për rikthimin e tre policëve
BKT
Lajme

Krasniqi kërkon nga Qeveria rol më aktiv për rikthimin e tre policëve

E. Hoti/ RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria që të luaj një rol shumë më aktiv për rikthimin sa më parë në shtëpi të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer nga forcat serbe  brenda territorit të Kosovës.

Krasniqi  ka kërkuar nga kryeministri që siç tha ai të tejkaloj inatet e tij personale dhe të shtoj bashkëpunimin e koordinimin me partnerët tanë ndërkombëtarë – si mënyra  më e shpejtë dhe efikase për lirimin e tyre.

“Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe.  Për pesë ditë, nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe, fatkeqësisht, akoma asnjë vizitë tek ta”, ka  shkruar Krasniqi

Sipas tij,  derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria po na mbajnë në errësirë në lidhje me situatën e tyre.

“Kërkoj nga Qeveria që të luaj një rol shumë më aktiv dhe të përgjegjshëm për rikthimin sa më parë në shtëpi të Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës. Mbi të gjitha, kërkoj nga Kryeministri që të tejkaloj inatet e tij personale dhe të shtoj bashkëpunimin e koordinimin me partnerët tanë ndërkombëtarë – si mënyra  më e shpejtë dhe efikase për lirimin e tyre”, ka shkruar Krasniqi..


MË SHUME NGA Lajme