Krasniqi dhe deputetët austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi
BKT
Lajme

Krasniqi dhe deputetët austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi

F.S / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për raportet, si çka thënë ai, të shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme. PDK-ja mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme