Osmani:Gjatë luftës në Kosovë ishim refugjatë, sot zë i të drejtave të tyre
M.Miftari/ RTKlive
Sot , në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidentja Vjosa Osmani- Sadriu ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.
Presidentja Osmani, përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se në atë kohë më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë, si pasojë e gjenocidit të regjimit të Millosheviqit.
“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, ka shkruar presidentja Osmani-Sadriu, duke shtuar tutje se sot vendi ynë po bën përpjekje të jetë zë dhe mbrojtës i të drejtave të tyre.
“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka shkrua në fund, presidentja Osmani-Sadriu.
























