14:56 / 20.06.2023
Opozitarët serbë qëndrojnë në Zveçan
V. Thaçi / RTKlive
Përfaqësues opozitarë në Serbi, Aleksandër Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputetë në Parlamentin e Serbisë, kanë qëndruar në Zveçan.
Ata vizituan serbët që po protestojnë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.
Prezenca e këtyre opozitarëve ka ngjallur tensione mes protestuesve.
Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi.
Opozitarët, pas Zveçanit, vazhduan për në veri të Mitrovicës dhe në komunat e tjera veriore.























