09:17 / 21.06.2023
Icardi rikthehet në Itali?
F.Bytyqi/RTKLive
Asi argjentinas Mauro Icardi raportohet se mund të rikthehet në Itali.
Sulmuesi i Galatasarayt, sipas medieve italiane, mund të rikthehet në Serie A, por jo tek ish-klubi i tij, Inter.
Rivali i ‘Nerazurëve’, Juventus është i interesuar për sulmuesin argjentinas, i cili me Gallatën fitojë titullin e kampionit në Turqi.
“Juventusi do të konsideronte rikthimin befasues në Serinë A të Mauro Icardit”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, Galatasaray pak është e besueshme se do të heq dorë nga ish-sulmuesi i PSG-së për performancës së lartë në sezonin që lamë prapa pasi që Icardi ka dhënë kontribut të madh në titullin e fituar nga gjiganti turk.























