Peci: Ne jemi duke punuar për qytetarët
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Peci: Ne jemi duke punuar për qytetarët

Valjete Shala / RTK & V.Thaçi / RTKlive

(E plotësuar 12:50) Edhe në Zveçan, situata është e qetë. Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka deklaruar se ditët e para të punës si kryetar i kësaj komune kanë qenë të vështira, por që më kohë situata po stabilizohet.

Peci konfirmoi se tashmë kanë përfunduar themelimin e kabinetit dhe drejtorët e drejtorive, dhe shtoi se janë në bashkëpunim me qytetarët për kërkesat e tyre, dhe nesër do të kenë takime me banorët e fshatrave dhe do të shohin se çfarë kërkesa kanë.

 “ Regjistrimi i makinave, certifikatat e lindjes, letërnjoftimet të gjitha këto shërbime këtu janë dukë u kryer për çdo ditë dhe për të gjithë qytetarët “, tha Peci duke shtuar se edhe qytetarët serb vinë për dokumentet e tyre të nevojshme.

Kurse në hyrje të objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, që nga  marta po qëndron stema e Republikës se Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në lidhje me këtë dhe punët që deri me tani po kryhen edhe nga kjo komunë, kryetarit i saj Erden Atiq, nuk ka mundur te prononcohet sot.

Ndërkaq kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri me tani nuk është përgjigjur interesimit të RTK-së qoftë për një video xhirim apo lidhje tjera brenda komunës ku qëndron.

Zeqiri: Jemi në rrugëtim të mbarë të procesit

Situata ne Zubin Potok  është e qetë. Një numër i vogël i protestuesve u panë edhe këtë mërkurë para objektit të komunës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri ,në një interviste për RTK-në, bëri të ditur punët që kanë arritur t'i kryejnë deri me tani dhe shërbimet që po ofrohen për qytetarët.

Po ashtu, kryetari Zeqiri ka folur edhe për presionin  për zgjedhje të reja.

Zeqiri ka njoftuar se ka përfunduar themelimi i kabinetit dhe shtoi se janë në rrugëtim të mbarë të procesit.

Zeqiri, po ashtu, deklaroi se kanë qenë dhe janë të hapur që t'iu bashkohen profesionistë nga komuniteti serb, siç tha ai, për shkak të lehtësimit të procesit.

“Ne, në vazhdimësi, jemi të hapur. Ani pse edhe për kabinetin dhe për të gjitha kam qenë i hapur për shumicën serbe. Mirëpo në të gjitha përpjekjet për të shtrirë komunikimin, kemi pasur pengesa. Ka prej tyre që janë deklaruar që ndiehen të frikësuar që të pranojnë ndonjë punë apo pozitë’, tha ai.

Tutje, Zeqiri tha se është i fokusuar që puna dhe veprimet e komunës të shkojnë konform rregullave dhe ligjit.

 


MË SHUME NGA Lajme