Sveçla publikon video, tregon si ka ndodhur rrëmbimi i policëve të Kosovës
BKT
Lajme

Sveçla publikon video, tregon si ka ndodhur rrëmbimi i policëve të Kosovës

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka postuar  sot një video në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.

Në një postim në profilin e tij zyrtar Twitter, Sveçla ka thënë se rrëmbimi ishte i planifikuar dhe se një gjë e tillë është  vepër kriminale.

Ai ka thënë  se videoja tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen tre policët e PK-së, thellë në territorin e Kosovës, një kilometër larg kufirit.

Ministri Sveçla  ka thënë se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë  policët e Kosovës.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale.Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës . Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.

Pamjet e vendit të ngjarjes dhe dëshmitë i ka publikuar mbrëma edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai  po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.


MË SHUME NGA Lajme