Mësohen kundërshtarët e Dritës, Gjilanit dhe Dukagjinit në Evropë
BKT
Sport

Mësohen kundërshtarët e Dritës, Gjilanit dhe Dukagjinit në Evropë

F.Bytyqi/RTKLive

FC Drita e Gjilanit tashmë ka mësuar kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit do të përballen me skuadrën nga Çekia, Viktoria Plzen, në rrethin e dytë.

Dritën e pret një mision i vështirë pasi që skuadra çekë është skuadër mjaft kualitative dhe më përvojë në arenën ndërkombëtare.

Duelin e parë, gjilanasit do ta luajnë me 21 korrik, ndërsa atë të kthimit më 3 gusht.

Ndërkohë, SC Gjilanit ka mësuar kundërshtarin e dytë në Ligën e Konferencës. Gjilani nëse kalon sfidën kundër Progres Niederkron nga Luksemburgu, do të luaj kundër ekipit nga Danimarka, Midtjylland.

Ndërkaq, Dukagjini që në ndeshjen e parë përballet me Europa FC nga Gjibraltari, në turin e dytë do të ballafaqohet me Rijekën.