14:08 / 21.06.2023
Kurti nesër takon Papa Françeskun
B. H. | RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali.
Nesër i pari i ekzekutivit do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.























