Mourinho dënohet me katër ndeshje për fyerje të arbitrit
BKT
Sport

Mourinho dënohet me katër ndeshje për fyerje të arbitrit

Uran Krasniqi / RTKLive

Jose Mourinho është suspenduar për katër ndeshje evropiane për fyerjen e gjyqtarit Anthony Taylor pas humbjes së Romës në finalen e Europa League nga Sevilla, ka njoftuar UEFA të mërkurën.

Trajneri portugez i Romës u përball me Taylorin në një parking makinash në Budapest pas ekzekutimit të penalltive nga ku skuadra e tij doli humbëse. 

Roma, e cila do të luajë në fazën e grupeve të Europa League sezonin e ardhshëm, gjithashtu është gjobitur me 50,000 euro për shkak të ndezjes së fishekzjarreve e hedhjes së objekteve në fushë.