12:12 / 22.06.2023
Protestë në Zveçan dhe Leposaviq, situata e qetë
Arbresha Berisha /RTK
Situatë e qetë është paraqitur në orët e paradites në Komunën e Zveçanit.
Protestues serbë edhe sot janë mbledhur para objektit komunal në këtë komunë për të protestuar.
Ndërsa bashkë me protestuesit para objektit komunal në Zveçan po qëndrojnë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.
Të njëjtit kanë protestuar edhe gjatë ditëve të kaluara në këtë komunë.
Po ashtu situata paraqitet e qetë edhe në Leposaviq.
























