Musliu: Qeveria ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike
BKT
Lajme

Musliu: Qeveria ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike

V. Thaçi / RTKlive

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që ta ndalojë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave.

Ajo tha se lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim të qëndrojë drejt, sot është e paprecedentë.

“Sot i bëj thirrje qeverisë ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave, sepse Kosova po zbrazet. Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është  diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministra të paaftë dhe mediokër. Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira. Gra e burra, djem e vajza, të cilët nuk duan te vdesin brenda vetes,  duke heshtur e duke u strukur, qosheve të institucioneve, duke u përballur me ministra  kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militantë  të frustruar të VV-së”, tha Musliu.


MË SHUME NGA Lajme