Krasniqi e refuzon ftesën e Presidentes Osmani për takim
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Krasniqi e refuzon ftesën e Presidentes Osmani për takim

Edona Podvorica/RTK

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka refuzuar ftesën e Presidentes Vjosa Osmani, për një takim.

Ai ka thënë se presidentja e vendit e ka dëshmuar se nuk ka qenë e aftë të menaxhojë situatën e krijuar në vend, të krijoj unitet,prandaj kanë refuzuar këtë takim.

E vetmja arsye për takim sipas Krasniqit është gjetja e mënyrës se si të shkojmë në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja parlamentare janë zgjidhja e vetme me dalë prej kësaj situate në të cilën na ka sjellë Albin Kurti.

Kosova ka nevojë për qasje racionale jo popullizëm, në qershor të vitit 2023, 24 vjet pas çlirimit me u diskutua kush me marrë përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë në vend.

“Presidentja është dashtë me qenë transparente me tregu që na ka ftuar në takim, por as iniciativë s’ka marrë, ideja për takim ka ardhur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj”, ka thënë Krasniqi.

 I pyetur për mocionin e  AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ai ka thënë se kjo nuk është zgjidhje në këtë rast.

Sipas tij dy kryetarët e PDK-së në veri kanë bërë punë të mira për aq sa kanë pasur hapësirë. “Kurti nuk mund të vendosë për kryetarët e PDK-së në veri të vendit”, ka shtuar ai.


MË SHUME NGA Lajme