AGK reagon për vendimin e ri të ARBK-së kundër Klan Kosovës  
BKT
Lajme

AGK reagon për vendimin e ri të ARBK-së kundër Klan Kosovës  

E. Hoti/ RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

AGK  thotë se ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.  

Sipas AGK-së, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë edhe më tutje ambientin medial në Kosovë.

“AGK-ja, rithekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga Kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë”, thuhet në reragim.

 AGK-ja, bën thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve. 


MË SHUME NGA Lajme